Pak orë pas atentatit të ndodhur në Rrilë të Lezhës, ku mbeti I plagosur 30-vjeçari Sokol Daci, policia ka shpallur në kërkim katër persona si të përfshirë në ngjarje. Ata janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Ndërsa tjetri i shpallur në kërkim është Merando Nikulaj, i cili ishte brenda në berberhane. Ndërkohë është prangosur efektivi që ishte prezent në vendngjarje dhe që mendohet se iu kundërpërgjigj breshërive të plumbave të atentatorëve.