Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim 4 të rinj për ngjarjen e rëndë në zonën e Dukagjinit, ku mberi i vrarë 73 vjeçari Zef Guri, teksa mbeti i plagosur djali i tij Gjin Guri. Pas provave të mbledhura dhe dëshmive nga të pranishmit në momentin e krimit është arritur në përfundimin se personat e përfshirë në këtë krim janë Martin Qershija, Edmond Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj.