Ulja e temperaturave ka përfshirë të gjithë territorin e vendit, ku disa akse rrugore janë zbardhur nga reshjet e dëborës. Bashkia e Shkodrës është mbuluar nga reshjet e dëborës në lartësinë mbi 1300 metra, konkretisht fshatrat turistike Bogë dhe Theth. Qarkullimi në këto zona është i hapur ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në terren për të mbajtur të kalueshëm këtë aks.