Mazhoranca kërkoi që më 12 qershor të mos zhvillohet seanca plenare, ndryshe nga sa ishte planifikuar më herët. Në konferencën e kryetarëve opozita ishte e zëshme në kundërshtimin e saj ndaj këtij ndryshimi të kërkuar nga Partia Socialiste. Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi mësohet të jetë shprehur se kuvendi nuk mund të trajtohet si pronë apo plaçkë personale, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye që legjitimon shtyrjen e seancës plenare nga data 12 në 16 qershor.