Artan Tafani, i arrestuar si autor i grabitjes së 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, ka çuar në zbardhjen e 20 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme. 39 vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.