Partia Demokratike ka dorëzuar një tjetër kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë masa lidhur me problemet e hasura me votën e diasporës. Në shkresën e radhës, krahas denoncimeve të mbërritura në adresë të PD apo zyrtarëve të saj nga qytetarë të ndryshëm në Greqi, Itali e jo vetëm, për shkelje në këtë proces, demokratët kanë numëruar se cilat janë problematikat kryesore.