Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother, kur Gjesti kaloi papritur murin rrethues të shtëpisë. Ky veprim solli një reagim të menjëhershëm nga Vëllai i Madh, i cili dërgoi një zarf të zi brenda shtëpisë, ku informoi banorin se kishte shkelur rregullat dhe do të përballej me një ndëshkim në spektaklin e së shtunës. Gjesti shpjegoi se ky veprim ishte rezultat i një momenti të vështirë emocional, duke i kërkuar falje Vëllait të Madh.