Një tjetër hapësirë publike e kthyer në parkim u lirua në Vlorë nga ana e policisë. Aksioni u zhvillua në lagjen Rilindja, midis një blloku banimi, ku persona që ende nuk janë identifikuar dhe kapur nga policia kishin bllokuar të gjithë hapësirën publike dhe e kishin kthyer në një parkim automjetesh me pagesë, vetëm pas ndërhyrjes së uniformave blu dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, u rikthye aksesi për të gjithë banorët e zonës pasi e kishin të pamundur të parkonin me mjetet e tyre.