Në kuadër të planit operacional policor të koduar "Plazh i lirë", Policia kreu kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe. Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, 2 struktura druri (beach-bar) dhe zunë hapësirën publike në këtë zonë të mbrojtur, duke vendosur çadra dhe shezlongë.