91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 persona u hoqën nga policia në Durrës gjatë aksionit të koduar Plazhi I Lirë. operacioni u shtir në plazhi ne Currilave ku gjatë kontrollee rezultoi se ishte zaptuar padrejtësisht një hapësirë publike. nën akuzë për rastin u vendos një 33-vjeçar, një 34-vje♪5ar dhe një 56-vjeçar ,të tre banues në durrës. aksioni për lirimin e hapësirave publike u shtri edhe në Kavajë, ku u proceduan penalisht katër pesona që kishin zaptuar katër hapësira publike në zonën e Golemit dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin. të gjitha materialet u hoqën nga ana e uniformave blu që thonë se do të vijojnë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve.