Të gjashtë reaktorët e centralit bërthamor të Zaporizhias në ukrainën jugore vazhdojnë të jenë të shkëputur nga rrjeti elektrik i vendit – tha agjencia bërthamore ukrainase Energoatom, një ditë pasi zjarret në afërsi të tij bënë që centrali të dilte offline. Sidoqoftë, kompania tha se nuk kishte probleme aktualisht me makineritë e centralit apo sistemet e tij të sigurisë. Energoatom tha se elektriciteti për nevojat e vetë centralit po ofrohej përmes një linje nga sistemi ukrainas i energjisë dhe se puna po vazhdonte për të rikthyer lidhjen me dy reaktorët funksionalë të tij.