Ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u emërua zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë. Vendimi erdhi vetëm pak javë, pasi me mbështetjen e Partisë Socialiste në Kuvend, Zaçaj arriti të siguronte votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtare e këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e 1 prillit, me propozimin e guvernatorit Gent Sejko, Zaçaj u ngjit në kupolën drejtuese të Bankës së Shqipërisë. Mes vendimeve të tjera, të këshillit mbikëqyrës është edhe ndryshimi i rregullores për licensimin e bankave dhe institucioneve financiare jobanka, përmes të cilave kërkohet të forcohen kriteret mbi integritetin dhe reputacionin e zotëruesve të kapitalit.