Komisioni i Ekonomisë vijoi edhe këtë të mërkurë dëgjesat me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e tre vakancave në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes kandidatëve që u prezantuan dhe u pyetën nga deputetët ishte edhe ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Ish gjyqtarja kaloi në lupën e deputetit, Erion Braçe. Në garë për tre vakancat në Këshillin e BSH janë në total 20 kandidatë.