Në ditën e heshtjes zgjedhore ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim më kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit në selinë blu, i cili zgjati afërsisht një orë, diplomatja amerikane nuk dha asnjë prononcim për median, por zgjodhi që qëndrimin e saj ta shprehë nëpërmjet një postimi në twitter.