Në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është vënë sërish në qendër të akuzave nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha e konsideroi ambasadoren si të padenjë për atë që ajo përfaqësonte. Ish-kryeministri i mëshoi sërish faktit se 31-vjeçari Gert Shehu e ka kryer sulmin me porosi dhe sipas tij ai është informator i Policisë Kriminale. Sipas Berishës, për këtë ai ka edhe një kod, ndonëse nuk pranoi ta bëjë publik.