Rreth një orë ka zgjatur takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e ri të SPAK Altin Dumani. Ky ishte takimi I parë I Yuri Kim me Altin Dumanin, si kreu I ri I Prokurorisë sëe Posaçme zgjedhur më 16 dhjetor 2022, me një mandate 3-vjeçar. Ndërkohë kjo vizitë ishtë e para e diplomates amerikane për vitin e ri 2023, duke zgjeedhur në këtë mënyrë këtë institucion të rëndësisë së veçantë për drejtësinë në vendin tonë. Mësohet se ajo I ka kërkuar Altin Dumanit dhe prokurorëve të SPAK që të mos bien pre e presioneve në punën e tyre të përditshme.