Gazment Bardhi, kreu I grupit parlamentar të PD, do të paraqitet më 24 Maj në SPAK për të dëshmuar për çështjen Xibraka. Dosje për të cilën ai akuzon dhe vëllain e kryeministrit Edi Rama me pretendimin se është I lidhur me trafikantët e drogës. Nënkryetari I grupit të Rithemelimit ishte thirru nga prokurorët e posaçëm pas kallëzimit të bërë prej tij që të paraqitej për të dëshmuar këtë të mërkurë. Por për shkak të vizitës që Bardhi po zhvillon në Bundestag kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje. Çështja e regjistruar në vitin 2016 në ish-prokurorinë e Krimeve të Rënda ka shkaktuar debat mes Gazment Bardhit dhe kryeninistrit Edi Rama.