Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij më të ngushtë në organin udhëheqës të Partisë Komuniste. Ai konsolidoi edhe më shumë pushtetin, pasi më 23 tetor mori mandatin e tretë presidencial. Xi emëroi në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike katër aleatë të tij – përfshirë edhe dy ish-sekretarët e tij – të cilët mbështesin vizionin e tij për kontroll më të fortë mbi shoqërinë dhe ekonominë.