Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga afrimi më i madh mes Kinës dhe Rusisë, tha Departamenti amerikan i Shtetit pasi presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti forcimin e lidhjeve me Pekinin dhe sinjalizoi se homologu i tij kinez, Xi Jinping do të vizitojë Rusinë. Zërat për vizitën e Xi vijnë pasi Uashingtoni tha se Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të armëve për luftën e Rusisë në Ukrainë, një lëvizje që do të kërcënonte të përshkallëzonte konfliktin në një konfrontim midis Rusisë dhe Kinës nga njëra anë dhe Ukrainës dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhequr nga SHBA, nga ana tjetër.