Olta Gizhari së bashku me këngëtarin Luiz Ejlli ndodhen në qytetin e Korçës për të bërë regjistrimet për filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Aktorja e njohur është parë të marrë shumë dashuri në rrugët e qytetit, nga një grup fansash shumë të veçantë. Bëhet fjalë për një grup fëmijësh që me të mësuar vendodhjen e Oltës në Korçë janë mbledhur rreth saj, duke i dhuruar shumë përqafime. Olta Gixhari ishte një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë më të famshme, atë të Big Brother VIP Albania 2, ku fitues u shpall Luiz Ejlli.