Partitë politike do i nënshtrohen një verifikimi të thelluar për paratë e shpenzuara në këtë fushatë elektorale dhe burimin e tyre të financimit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim për platformën online të raportimit financiar të partive politike, që do të gjurmojë lëvizjet e fondeve në politikë.