Katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar te hyrja e objektit nga pala serbe, në stacionin policor, në pikën kufitare në Merdarë, ka raportuar Policia e Kosovës. Sipas autoriteteve, të njëjtët pjesëtarë janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që përbën shkelje të marrëveshjes për IBM-në.