Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në xhamitë e Fushë-Krujës, të tejmbushura nga të gjitha grupmoshat. Hoxha Muharrem Vrana, në fjalën e tij gjatë faljes së Fitër Bajramit, theksoi se ky muaj i shenjtë është dëshmi e vullnetit të besimtarëve për harmoni, bashkim, solidaritet dhe begati, si dhe për largimin nga veset negative, duke ndjekur rrugën e mirësisë së Zotit.