Policia ka intensifikuar kontrollet në rrugët e Tiranës, duke përdorur radarë, dragera, patrulla në lëvizje me mjete të paloguara, kamera e aparate fotografike. Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.