Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të mërkuë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi I ankimimit të bërë nga ai për masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’ të marrë nga SPAK ndaj tij. Berisha pretendonte në kërkesën e bërë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarja Marsida Xhaferllari ishte në konflikt interesi, në gjykimin e kësaj çështje, për shkak se është bashkëjetuese e Enkelejd Alibeajt, i cili një herësh është edhe kundërhtar I tij brenda PD e opozitës në tërësi. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga Kushtetuesja, e cila do të shprehet për kërkesën e Berishës, me një trupë sëbashku me Xhaferllarin.