Gjashtë nga shtatë organet kryesore të sistemit të drejtësisë refuzuan pjesëmarrjen e drejtpërdrejt me ekspertë në komisionin antikorrupsion parlamentar të udhëhequr nga deputeti Fatmir Xhafaj. Ftesa u pranua vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që pranoi të angazhojë pranë këtij komisioni me dy përfaqësues. Sipas njoftimit të KLP-së, ky institucion ka rënë dakord parimisht gjatë një mbledhjeje informale që të marrë pjesë me Arta Mandron, si anëtare joprokurore dhe Vatë Stakën si anëtar prokuror.