Pavarësisht vendimit të Kuvendit për të mos dërguar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, 44 deputetë opozitarë i janë drejtuar kësaj të fundit me një tjetër kërkesë. Në një dalje për mediet, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, u shpreh se Kushtetuesja duhet të trajtojë me urgjencë këtë kërkesë, për të vënë në vend atë që e konsideron si një dinjitet të nëpërkëmbur nga Partia Socialiste.