Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e grupimit Alibeaj për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Trupa gjykuese u njoh me pretendimet e palëve të përfshira në proces për rreth tre orë e gjysëm, dhe në përfundim të seancës u tërhoq për vendim, i cili do të shpallet brenda 30 ditëve të ardhshme.