Ambasada Shqiptare në Londër do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë. Lajmi bëhet me dije nga Ministrja e Jashtme Olta Xhacka në një postim në rrjetet socile. Sipas ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, shërbimi do të fillojë duke nisur nga a data 20 qershor. Gjithashtu, Ministria e Jashtme njoftno se duke nisur nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike , pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.