Autoritetet në Wuhan kanë zgjeruar ndalesën në blerjen dhe shitjen e kafshëve të egra, duke përfshirë gjuajtjen dhe ngrënien po ashtu, ka raportuar e përditshmja kineze, Global Times. Kjo ndalesë përfshin konsumimin e çfarëdo kafshe të egër që gjendet në listën e kafshëve të mbrojtura, është thënë në faqen qeveritare të Wuhanit. Koronavirusi fillimisht është raportuar në Vuhan në fund të vitit të kaluar, teksa autoritetet kanë fajësuar një treg të kafshëve të egra.