Top News -WSJ-Pushtimi ka filluar tashmë!/ Rusia ‘luftë hibride’, alarme bombash e sulme kibernetike
14/02/2022 08:08

Rusia ka nisur tashmë një luftë ‘hibride’ përmes presionit ekonomik, sulmeve kibernetike dhe një taktike të re, atë të alarmeve të rreme për bomba. Objektivi i Moskës, sipas amerikanes Wall Street Journal, që citon burime nga Kievi, është ai i dobësimit të Ukrainës dhe mbjelljes së panikut duke shkaktuar pakënaqësi dhe protesta të ngjashme me ato që u panë në lidnje të vendit në 2014-ën, për të justifikuar në këtë mënyrë një ndërhyrje ushtarake të saj