Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës së bashku me Wizz Air shpallën më 9 shtator zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Duke filluar nga Marsi 2026, Ëizz Air do të bazojë avionin e saj të 14 Airbus A321neo në Tiranë, duke mundësuar më shumë kapacitet për përmbushjen e kërkesës në vend për fluturime. Ëizz Air lajmëroi edhe hapjen e katër destinacioneve të reja europiane: Tiranë – Tenerife (Spanjë): Tiranë – Stokholm Arlanda (Suedi): Tiranë – Këln (Gjermani Tiranë – Billund (Danimarkë) Gjithashtu, do të ketë rritje të frekuencave në katër linja ekzistuese nga Tirana: Milano Malpensa: nga 16 në 21 herë në javë Bruksel: nga 11 në 14 herë në javë Torino: nga 9 në 11 herë në javë Berlin: nga 7 në 9 herë në javë