Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”, teksa ka pritur aleatin e tij të ngushtë, udhëheqësin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për bisedime në Shën Petersburg, të dielën. Një kanal në platformën Telegram, i lidhur me Lukashenkan, e ka cituar atë të ketë thënë, me një ton shakatar, se luftëtarët e grupit mercenar rus, Ëagner, të cilët tani po e stërvitin ushtrinë e Bjellorusisë, janë të vendosura për të kaluar kufirin drejt Polonisë, anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).