Sinjalet e para nga Lëvizja Vetvendosje nuk shkojnë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë. Pasi presidentja Vjosa Osmani nxori dekret për shpërndarje të Kuvendit, pak orë pasi ky institucion dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda 5 marsit, këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj i faturoi përgjegjësinë opozitës dhe tha se presidenti duhet të zgjidhet sa më parë.