Top News/ Vulin, bashkëpunëtor i Rusisë / ’Spiunoi’ kritikët e Putinit, SHBA: Qëndrimi ynë dihet
23/08/2024 15:23

Departamenti amerikan i Shtetit tha se vlerëson partneritetin e vazhdueshëm të Serbisë "në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë dhe në ndihmën humanitare për popullin ukrainas”. Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, DASH tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit serbë është i fokusuar në "forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, ndërsa Serbia ndërton një të ardhme të sigurt dhe prosperuese në Evropë që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë". Ky institucion u pyet që të komentonte akuzat e bëra nga aktivisti rus, Andrei Pivovarov, i cili tha se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ishte përfshirë në arrestimin e tij më 2021. Por, DASH tha se Vulin vazhdon të jetë në listën e sanksioneve amerikane. “Qëndrimi ynë sa i përket Aleksandar Vulinit tashmë dihet. Ai vazhdon të jetë nën sanksione amerikane. SHBA-ja nuk ka asnjë rol në emërimin e pjesëtarëve të Qeverisë serbe”, tha DASH. Vulin ishte ministër i Brendshëm i Serbisë kur Pivovarov u arrestua në maj të vitit 2021. Pas lirimit të tij, që u bë në kuadër të këmbimit më të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit më 1 gusht, aktivisti rus në një intervistë për të përjavshmen serbe, Radar, tha se ai ishte arrestuar pas informacionit për të që Vulin supozohet se i dha shërbimeve sekrete ruse. Tre vjet më parë, pretendime të njëjta ishin bërë edhe nga gazetari dhe aktivisti rus, Vladimir Kara-Murza, po ashtu i liruar më 1 gusht, por, atëherë Vulin i kishte mohuar të gjitha akuzat. Serbia është një prej shteteve të pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës, gjë që Brukseli vazhdimisht e kërkon nga Serbia, pasi është shtet që aspiron anëtarësimin në BE. Vulin, njihet për raporte të ngushta me Rusinë. Ai madje është nderuar me medalje nga Shërbimi Federal i Sigurisë të Rusisë (FSB) për “profesionalizmin e lartë dhe kontributin në bashkëpunimin mes shërbimeve serbe dhe ruse”. Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akorduar atij “Urdhrin e Miqësisë”.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24