Teksa na ndajnë pak orë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha, e gjithë vëmendja është përqëndruar tek ngjarjet që priten të ndodhin në rradhët e opozitës. Kjo dhe për faktin se Partia Demokratike vijon të qëndrojë e ndarë mes grupit të Bashës që njihet tashmë si Partia Demokratike zyrtare, dhe të grupit te Rithemelimit, me në krye ish kryeministrin Sali Berisha.