Vendimi i Gjykatës së Apelit për të rikthyer për gjykim me një trupë tjetër gjykuese çështjen e regjistrimit të Statutit të 11 dhjetorit, ka sjellë një mori reagimesh nga ana e demokratëve të përfaqësuar nga Berisha. Ish-kryeministri pas mbledhje së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, tashmë ka marrë një tjetër hap. Këtë të dielë, Berisha ka thirrur në takim të gjithë kandidatët e dalë nga primaret dhe që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.