Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi i ka protestuar te fuqitë perëndimore, një ditë pasi qeveria e Kosovës, nisi me planin e ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, “Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiç për mediat vendase.