Serbia nuk do të mbështesë kurrë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Vuçiç, para takimit me kryministrin Albin Kurti, pavarësisht faktit se ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga BE-ja për normalizim të raporteve me Kosovën e ku ndër të tjera, kërkohet që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. “Sot mbushen 10 vjet nga miratimi i marrëveshjes së Brukselit. Formoni asociacionin e komunave serbe me kompetenca thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia do të bëjë pjesën e saj të punës. Nuk ka lojëra lidhur me këtë”, u shpreh Vuçiç.