Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar humbje të madhe për vendin vendimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për t’u tërhequr nga projekti i ndërtimit të resortit luksoz në qendër të Beogradit. Vuçiç i konsideroi gjueti shtrigash akuzat e opozitës, qytetarëve dhe të prokurorisë speciale serbe, që po heton procedurat e ndjekura për heqjen nga godinat e mbrojtura të godinës të shtabit të ushtrisë jugosllave, e bombarduar nga NATO në vitin 1999.