Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar të martën me ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandër Kharçenko, të cilit i ka dorëzuar një letër për presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Në letër, Vuçiç e përgëzon për zgjedhjen e tij si President i Rusisë dhe sqaron për situatën e vështirë, sipas tij, me të cilën ballafaqohet populli serb në Kosovë. “Shfrytëzova bisedën me ambasadorin për t'i dorëzuar atij një letër për Presidentin e Federatës Ruse, Putin, në të cilën, përveç urimit për fitoren zgjedhore, i shpjegova edhe peshën e situatës me të cilën po përballet populli serb në Kosovë dhe sfidat e rëndësishme politike me të cilat përballet Serbia”, shkruan Vuçiç.