Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, pretentoi të mërkurën se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u ka kërkuar serbëve në veri të Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat. Kjo kërkesë sipas tij, u bë pas deklaratës së lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës. Petkovicthotë se Presidenti Vuçiç zhvilloi një bisedë për më shumë se dy orë me serbët e veriut dhe i njohu me kërkesën e SHBA.