Presidenti serb, Aleksandar Vuçic ka ngritur alarmin se Kosova është duke ndërtuar një ushtri, edhe pse sipas tij, kjo nuk i lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur ende kulmin duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë.