Pavarësia e gjyqësorit mbetet një ndër pengesat kryesore të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sipas DË, nga dëshmitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve zbulojnë presion politik, ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe një klimë gjithnjë e më të tensionuar mes institucioneve të drejtësisë dhe pushtetit. Raportet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare theksojnë vazhdimisht ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë, presionin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dobësitë strukturore të sistemit.