Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç është akuzuar si i përfshirë në çështjen e ashtuquajtur “safari snajperësh” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, ku të huaj dyshohet se u paguan me shuma të mëdha parash për të qëlluar ndaj civilëve. Sipas The Telegraph, Aleksandar Vuçiç dyshohet se ka qenë i pranishëm në një nga pozicionet ushtarake mbi qytet nga ku thuhet të huajt kanë paguar për të qëlluar mbi banorët e tij gjatë rrethimit nga viti 1992 deri në vitin 1996.