Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk ka qënë i lehtë. Bisedimet u mbajtën në Beograd dhe përfunduan brenda një ore, pa konferencë të përbashkët për shtyp. Lajçak pranoi përmes një postimi i në rrjetet sociale se takimi ishte mjaft i vështirë dhe shpjegon se i bëri thirrje presidentit serb domosdosshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Kosovës e Serbisë.