Aleksandër Vuçiç ka refuzuar ftesën e Bashkimit Europian për t’u takuar me Albin Kurtin javën e ardhshme në Bruksel. “Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiç këtë të diel në një deklaratë për mediat në Beograd.