Tensionet Prishtinë-Beograd kanë rritur shqetësimin e Perëndimit dhe të BE-së. Sipas specialistes në fushën e sigurisë dhe informacionit, Ivana Stradner, presindenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet për hakmarrje. Teksa ka komentuar fjalimin e tij në OKB, Stradner shkruan në një postim në platformën “X” se presidenti serb po shkon hapave të Vladimir Putinit.