‘Serbia paraqet kërcënim për Kosovën dhe rajonin’, ka qenë ky mesazhi i presidentes Vjosa Osmani, para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagë të Danimarkës. Presidentja ka akuzuar Beogradin se po kopjon veprimet e Moskës me fqinjët e saj, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka tentuar të kopjoë veprimet e udhëheqësit rus, Vladimir Putin. Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka përdorur taktika të agresionit dhe destabilizimit ndaj fqinjëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që shtetet anëtare të BE-së ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për qëndrimin me Rusinë nuk është rruga drejt Bashkimit Europian.