Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet, doli hapur në mbështetje të qeverisë dhe autoriteteve të Kosovës, pas sulmit të ndërmarrë nga dhjetëra terroristë ndaj policisë. Ish-kryeministri thekson se “sulmi terrorist në manastirin e Banjskës ishte fillimi i kryengritjes së armatosur, të organizuar nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon”.